Turqi, arrestohet i armatosur pranë rezidencës kryeministrore në Stamboll (VIDEO)
Një person i armatosur me automatik dhe granata dorë është arrestuar të enjten e 1 janarit, pranë pallatit Dolmabahçe në Stamboll, pasi goditi me një granatë policinë vendase.Fatmirësisht granata nuk shpërtheu dhe 30-vjeçari u ndalua nga forcat e sigurisë.Shefi i policisë së Stambollit, Selami Altinok, tha se atentatori kishte qenë më parë në burg dhe kishte lidhje me organizata terroriste, por nuk dha detaje të mëtejshme.Në çastin e sulmit, kryeministri Ahmet Dautollu nuk ishte në godinë, edhe pse ai, por edhe ish-kryeministri Erdoan, tani president, e kanë përdorur shpesh zyrën.Në të kaluarën, godina është sulmuar nga terroristë kurdë, ultranacionalistë dhe ekstremistë islamikë, duke bërë që forcat e sigurisë të jenë tepër të larta.Pallati i periudhës osmane ka shërbyer edhe si rezidencë e themeluesit të shtetit modern turk, Mustafa Kemal Ataturk./Oranews.tv/