Italia merr nën kontroll anijen me 450 klandestinë sirianë

Autoritetet italiane kanë marrë nën kontroll anijen me rreth 450 klandestinë që dyshohet se janë sirianë dhe që ishte braktisur nga ekuipazhi në det të hapur.Roja bregdetare italiane tha se anija po drejtohet nga një ekuipazh Italian dhe do të ankorohet në portin e KrotonesAnija Ezadeen, me flamurin e Sierra Leones dha sinjalin SOS pasi kishte mbetur pa energjie elektrike për shkak të motit shumë të keq.Komandanti i marinës italiane Filippo Marini tha se anija po tërhiqet nga një mjet islandez që është pjesë e misionit të BE-së të kontrollit të kufijve Frontex.Marini tha se në bord ka edhe gra shtazëna dhe fëmijë. Sipas tij, anija 73-metra e gjatë besohet se ëhstë nisur nga Turqia dhe jo nga Qipro.Alarmi u dha nga një prej emigrantëve në bord që ka mundur të lidhet me marinën bregdetare "Jemi pa ekuipazh, po i drejtohemi brigjeve italiane dhe askush nuk po e drejton timonin," tha ai përmes radios.Kjo është anija e dytë në pak ditë me emigrantë që mbërrin në brigjet italiane, pas asaj me rreth 1 mijë klandestinë sirianë në bord që u shpëtuan pasi ishin brtaktisur edhe ata nga ekuipazhi. Anija Ezadeen është 50 vjecare dhe përdoret për transportin e kafshëve. Ajo është e rregjistruar nën emrin e një kompanie libaneze dhe hetohet për trafikun e klandestinëve./Oranews.tv/