Norman Atlantic mbërrin në Brindizi, do shikohet mos ka viktima të tjera

Ka mbërritur në portin e Brindizit trageti Norman Atlantic pasi ka qendruar në det të hapur prej 28 dhjetorit kur edhe mori flakë, ku humbën jetën 13 vetë ndërsa 18 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.I rimorkuar nga tre anije rimorkiatore italiane që prej orës 16:30 të një dite më parë, trageti më në fund do të jetë në dispozicion të hetuesve italianë të cilët do përpiqen të zbulojnë arsyet e zjarrit.Trageti është vënë menjëherë nën masa të rrepta sigurie. Ekspertët e prokurorisë italiane kanë verifikuar paraprakisht disa elementë të sigurisë para se të autorizonin hyrjen në portin e Brindizit.Qyteti puljez është zgjedhur si vendqendrim i tragetit edhe pse hetime janë hapur edhe nga prokuroria e Barit dhe ajo e Leçes, pasi në të ekzistojnë disa ndërmarrje industriale, të cilat do të ndihmojnë në kryerjen e ekspertizës.Ndërkohë, në mediat italiane raportohet se prokuroria e Barit ka përfshirë edhe katër persona të tjerë në listën e të hetuarve. Bëhet fjalë për dy anëtarë të ekuipazhit dhe dy pjestarë të kompanisë greke që kishte marrë me qira tragetin. Nën hetim ishin paraprakisht kapiteni Arxhilio Xhakomaci dhe pronari italian i anijes.Në hetimet e para shpresohet që të zbulohet fillimisht nëse ka trupa të tjerë viktimash, që mendohet se kanë mbetur të karbonizuar gjatë përhapjes së zjarrit, dhe më pas do të rikuperohet kutia e zezë e anijes për të zbuluar detaje të mëtejshme dhe për të ndarë përgjegjësitë e të hetuarve.Akuza më e fortë që rëndon mbi kapitenin e anijes është ajo vrasjes me dashje, me arsyetimin se ka vonuar tmerrësisht shumë dhënien e alarmit pas rënies së zjarrit.Rimorkimi për në Brindizi nisi që në orën 16:30 të ditës së djeshme, falë kushteve të mira atmosferike. Më parë ka qenë e pamundur të kryehej operacioni për shkak të erërave të forta. Me të marrë parashikimin për një mot më të qetë në orët në vazhdim, teknikët e tre rimorkiatorëve italianë nisën rrugëtimin për në Brindizi.Tre rimorkiatorët kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe të fundit që u larguan bashkë me tragetin, çka ngre edhe më shumë dyshime për rolin e rimorkiatorit shqiptar "Iliria" për të rimorkiuar Norman Atlantic, ku gjatë operacionit humbën jetën edhe dy marinarët shqiptarë.Komandanti: Doja t'i shpëtonim të gjithëE ndërsa rojet bregdetare i kanë dorëzuar ministrit të Jashtëm dhe prokurorisë së Barit dhe qeverisë greke listën emërore të 477 personave që janë shpëtuar nga trageti, burime nga hetuesia bëjnë të ditur se përveç komandantit në hetim do të jenë edhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit, të cilët mendohet se kanë pasur një rol përgjegjës në momentin e imbarkimit të pasagjerëve dhe të mjeteve si dhe të evakuimit.Ndërkohë komandanti i Norman Atlantic Giacomazzi në një prononcim për mediat tha se do kishte dashur të shpëtonte të gjithë."Jemi të lodhur por krenarë. Kemi shpëtuar shumë jetë njerëzish. Shikonim persona që rrezikonin të digjeshin. Kishim frikë se mos hidheshin të gjithë në det” tha ai."/Oranews.tv/