Kosovë- Temperaturat zbresin -16 gradë celsius
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2015, 11:22
Në Kosovë sot, temperaturat do zbresin deri -16 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes -5 e -2. Moti është pjesërisht i vranët dhe me diell, frynë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi 1-4 m/s.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se të dielen acari do dobësohet dhe se do të vinë reshjet e reja të dëborës, të cilat të herë pas hershme do të vazhdojnë deri diten e marte.Të mërkuren do të mbajë mot me vranësira kalimtare dhe do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, të cilat të enjëten do kenë pak ngritje të temperaturave maksimale.ata/oranews.tv/