Vazhdojnë kërkimet për avionin indonezian, rikuperohen trupa viktimash

Kërkimet për trupat e avionin Air Azia në detin Xhava do të hyjnë në një fazë të re, pasi Franca do të dërgojë aparaturat e specializura për kërkimet nën ujë.Një ekip hetuesish francezë do të përdorë mjetet që kapin zhurmat akustike dhe do të përpiqen të lokalizojnë kutinë e zezëqë përmbajnë të dhënat e fluturimit.Anija franceze me hidrofonë pritet të nisë sa më shpejt punën për të zgjidhur edhe misterin e rrëzimit të avionit.Deri tani dihet vetëm që pak minuta para se të humbiste kontaktet me kullën e kontrollit të trafikut ajror, pilotit i ishte refuzuar kërkesa për t'u ngritur në kuotën e 11 metrave për të shmangur motin e keq dhe shikueshmërinë e pakët.Misteri është shtuar edhe nga fakti se disa nga trupat e viktimave janë gjetur me jelek shpëtimi në trup, çka lë të mendohet se avioni ka shfaqur difekt dhe nuk është rrëzuar papritur.Kreu i ekipit të kërkimeve, zyrtari indonezian Bambang Soelisto, tha se mbetjet e avionit dhe trupat e viktimave janë të shpërndarë në një sipërfaqe prej 5 kilometra në detin Xhava pranë ujërave të Borneos.Trupat e viktimave gjenden vazhdimisht në det nga skuadrat e kërkimit, ndërkohë që vazhdon identifikimi i tyre.Avioni me 162 persona në bord që udhëtonte nga Indonezia për në Singapor. Anije të shumta nga Indonezia, Malajzia, Shtetet e Bashkuara e Singapori janë bërë pjesë e kërkimeve, por moti i keq dhe deti i trazuar po pengojnë punën e tyre, ndërsa po bën të pamundur futjen në operacion të polumbarëve.Avioni kishte 137 pasagjerë të rritur, 17 fëmijë dhe një foshnje në bord, sëbashku me 2 pilotët dhe 5 anëtarët e ekuipazhit. Pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin indonezianë.