“Break the chain”, Shën Valentin për t’i thënë stop dhunës ndaj gruas

Kënga himn "Break the chain" (Këputini zinxhirët), ka shkëputur nga monotonia e përditshmërisë mijëra vajza të reja, gra, nëna bija të cilat kërcyen e kënduan këngen duke i dhënë një tjetër kuptim ditës ndërkombëtare të Shën Valentinit në Shqipëri me bashkimin e nismës globale "Një miliard që ngrihen".Nën kujdesin e kryeparlamentares Jozefina Topalli ,një energji e e vecantë përshkoi bulevardin Dëshmorët e Kombit, ashtu si në gjithë globin duke i bashkuar zërit të fuqishëm global që ngrihet për t'i thënë "JO" dhunës.Kësaj nisme iu bashkuan edhe artistët si Ema Andrea, Juliana Pasha, Rosela Gjylbegu, Keisi Tola dhe deputete të Parlamentit, duke u ngritur të gjitha së bashku kundër dhunës ndaj gruas.Edhe Kryeministri Berisha nëpërmjet një stausi në Fb ka shprehur urimin e tij për ditën më të lumtur të dashuruarve, të cilën e ka shoqëruar edhe me një foto të këndshme teksa shijon nje kafe me bashkëshorten e tij Liri Berisha , për të cilën edhe komentet nuk kanë munguar. Në status Kryeministri shkruan :“Te dashur miq!Gezuar Shen Valentinin, diten e zemres suaj, zjarri i te ciles sublimohet ne me te miren e njeriut, ne mrekulline e tij qe e ben ate te jete vetvetja! Sali Berisha”Por ku kanë preferuar çiftet shqipare për ti thenë njeri-tjetrit të dua në këtë ditë të vecantë të dashurisë?Me kameran e Ora News kjo është panorama e atmosferës në kryeqyetet, e cila në fakt më shumë se një festë për të dashuruarit apo ciftet, ngjan me një festë cfarëdo ku shqiptarët e shfrytëzojnë për të kaluar një ditë të këndshme. Përtej kësaj tradita në kodrat e liqenit të Tiranës vazhdon, ku çifte por edhe grupe shoqërore i janë drejtuar për t’ju gëzuar kësaj dite.Lule, tollumbace me zemra kanë shoqëruar rrugët e Tiranës në më të bukurën ditë të dashurisë. Ndërsa përsa i përket dhuratave , sipas shitësve lulet si trëndafili, karajfili dhe arushat janë më të kërkuara.Por një tendencë që vihet re është edhe kërkesa për detaje të ambjentit si qirinj, petale trendafilash për ta bërë sa më romantike dhe speciale festën.Në nderim të Shën Valentinit , dashurisë i është kënduar edhe shqip nga artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në TKOB.