Kim bëhet i mirë për Vit të Ri, pranon bisedime me Korenë e Jugut
Duket se për Vit të Ri edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është bërë më i mire.Në mesazhin adresuar popullit të tij me rastin e ndërrimit të viteve ai tha se nuk kishte asnjë arsye pse mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut të mos mbahej një takim i nivelit të lartë mes tij dhe Presidentit të jugut, Park Geun-Hye.Reagimi i Koresë së Jugut ishte i menjëhershëm dhe pozitiv ndaj kësaj mundësie, duke thënë se në bisedime mund të përfshiheshin diskutime të sinqerta dhe praktike për çështje të rëndësishme për të dy palët."Nëse autoritetet koreano-jugore duan me sinqeritet të përmirësojnë marrëdhëniet mes Veriut dhe Jugut përmes bisedimeve, mund t'i rinisim takimet e nivelit të lartë. Do të bëjmë përpjekje që dialogu i bashkëpunimit të vazhdojë", tha Kim.Korea e Jugut kishte propozuar që të hënën rinisjen e bisedimeve në janar për të diskutuar mbi çështje të rëndësishme si ribashkimi i familjeve të ndara gjatë luftës së Koresë në vitet 1950-53.