Urgjencat në gadishmëri, 89 raste me helmim ushqimesh, 12 të alkoolizuar
Nata e ndërrimit të viteve ka kaluar e qetë, pa viktima.Të gjitha urgjencat ishin në gadishmëri duke filluar nga urgjenca e QSUT-së, urgjenca e të gjithë shërbimeve në këtë qendër spitalore.Po ashtu urgjenca e Tiranës, si dhe urgjenca e spitalit universitar të Traumës.E njëta situatë edhe në spitalet rajonale në vend.Organizimi u bë sipas një kalendari për bluzat e bardha dhe me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Ndërsa në terren autoambulancat me staf mjekësor qëndruan në qendër të Tiranës ku bëheshin edhe organizimet e qytetarëve.Kjo me qëllim që në rast të ndonjë problemi shëndetësor apo incidenti të jepej ndihma e parë në vend dhe më pas të transportohej në urgjencë.Të kontaktuar nga Ora News, burimet zyrtare të QSUT-së thanë se nata ka kaluar e qetë dhe në urgjencën e përgjithshme ka pasur pak raste, kryesisht persona në efektin e alkoolit, të cilët kanë patur nevojë për ndihmën e mjekëve.Ndërsa nuk janë shënuar raste djegie nga fishezjarrët.E kontaktuar në telefon, urgjenca e Tiranës tha se rastet kanë qenë gjithashtu të pakta edhe në këtë urgjencë.Brenda 15 orëve janë kryer gjithsej 89 vizita. Shumica e qytetarëve e kanë kanë kërkuar urgjencën në shtëpi, ndërsa më te paktët janë ata që kanë shkuar vetë në urgjencë.12 raste ku mjekët e urgjencës kanë ndërhyrë kanë qenë të alolizuar, të tjerë janë ndier keq edhe nga intoksimi i ushqimit.