Dibër, gruaja me hemoragji transportohet me fadromë në spital

Një 50-vjeçare në Dibër ka dhënë alarmin sos për shkak të kushteve mjekësore. Gjylësie Sada, banore e fshatit Klenjë mësohet se ka hemoragji dhe kërkon me urgjencë trajtim mjekësor.Situata e 50-vjeçares paraqitet e rëndë dhe rrezikon jetën nëse nuk transportohet në kohë në spital.Kushtet atmosferike e vështirojnë edhe më tepër situatën, ndaj mësohet se ajo po transportohet drejt spitalit rajonal më fadromë, pasi per mjete te tjera eshte i pamundur kalimi.