Serbia kryeson OSBE, merr Presidencën 6 mujore

Serbia e nis këtë vit si kryesuese e Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Europian.Përfaqësuesi i përhershëm i Serbisë në OSBE merr sot kryesimin e këtij trupi, ndërsa më 15 janar në Vjenë, ku gjendet selia e organizatës, do të mbahet konferenca e parë e Këshillit të Përhershëm, e cila do të shënojë zyrtarizimin e fillimit të kryesimit serb.Beogradi zyrtar thekson se angazhimi kryesor gjatë kryesimit do të jetë kriza në Ukrainë. Serbia gjatë krizës së deritashme në Ukrainë ka luajtur më shumë letrën ruse, sesa atë europiane.Udhëheqjen e OSBE-së për një vit Serbia e mori edhe me votën e Shqipërisë.Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, deklaron se kriza në Ukrainë tregon sesa e brishtë është siguria evropiane."Kohëve të fundit unë kam qenë në Kiev dhe ata mi kanëtreguar hartat. Hartat e tyre ma kujtuan situatën në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990-të", ka thënë Daçiç.Daçiç ka komentuar edhe rreth situatës në Azerbajxhan, ku qeveria e atjeshme po bën presion drejt mediave të pavarura. Ai ka thënë se sipas parimeve të OSBE-së, Serbia do të kontribuojë në zgjidhjen e këtij probemi.Mendohet me të drejtë se gjatë kohës së kryesimit të Serbisë në OSBE, Beogradi do të bëjë çmos që Kosovës t'ia mbyllë dyert në këtë organizatë, por edhe në organizmat tjerë evropianë, rajonalë e ndërkombëtarë.Sivjet OSBE-ja shënon 40-vjetorin e Aktit Final nga Helsinki lidhur me të drejtat e Njeriut i cili nxiti fillimin e lëvizjeve kundër regjimeve komuniste në Europën Lindore.