Menuja dhe festa e natës së ndërrimit të viteve

Ndërsa duhen edhe pak orë nga ndërrimi i viteve, shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen se ku do ta presin vitin e ri.Ashtu siç është zakon nata e madhe preferohet të festohet në shtëpi në mënyrë që edhe viti që vjen ta gjejë familjen të bashkuar. Amvisat kanë nisur punën për përgatitjen e tryezës dhe menyja që dominon është ajo tradicionale shqiptare.Por edhe lokalet nuk kanë ngelur prapa me përgatitjet. Restorantete kanë mbyllur prenotimet, ndërsa lokalet e natës janë përgatirur ta presin me muzikë të lartë vitin e ri.