Devoll, 40 mijë banorë në errësirë, të gjitha komunat prej 72 orësh pa energji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2014, 18:41
Devoll-Prej 72 orësh të gjtha komunat në rrethin e Devollit po përballen me errësirë të plotë në këto ditë festash.Duke mos mjaftuar ngricat dhe i ftohti, rreth 40 mijë banorë në Devoll janë të detyruar që prej disa ditësh të vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike, u bënë reshjet e dendura të dëborës, të cilat mbingarkuan linjat duke këputur edhe telat e tensionit.Ndërkohë që nga ana e autoriteteve përkatëse thuhet se po punohet për riparimin e defektit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.Edhe pse pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, duket se këta banorë natën e vitit të ri do ta kalojnë në errësirë të plotë.ex/oranews.tv/