Shkollimi i fëmijëve romë, në 2015 nga 35 $ për ata që shkojnë në shkollë
Për familjet varfëra dhe ato rome, ministria e Mirëqnesies Sociale do të jap 35 dollarë për çdo fëmijë që do i çojnë në shkollë dhe do i vaksinojnë. Kjo është një pagesë shtesë e ndihmës ekoniomike që shkojnë për këta të vegjël.“Nëse sot nuk investojmë që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të vaksinohen, atëherë cikli i varfërisë do të vazhdojë pafundësisht. Ndaj qeveria ka vendosur të japë një pagesë shtesë prej 35 dollarësh për ato familje me ndihmë ekonomike që çojnë fëmijët në shkollë dhe i vaksinojnë ata”, tha VeliajLajmin ministri Erjon Veliaj e dha për këto familje në fundvit duke u kërkuar që ti çonin të miturit në shkolla dhe ti vaksinonin për të dalë njëherë e përgjithmonë nga mënyrat e fitimit të parave në rrugë.Familjet rome por edhe ato me të ardhura të pakta kanë përfituar ndihmë ekonomik dhe sipas ministrit kjo është hera e parë në 24 vjet që u jepet shpërblim këtyre familjeve.“Familje me ndihmë ekonomike jo vetëm që e morën në kohë atë, por për herë të parë në 24 vjet dhamë shpërblim si për këto familje, ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuara”, u shpreh Veliaj.Me rastin e festës së Vitit të Ri, MMSR shpërndau dhurata për 200 fëmijë rom dhe në situatë rrugë dhe flm biznesin që kanë dhuruar 10 milionë lek për fëmijët në nevojë.