Vendimet e KKT, çlirohen ndërtimet për banesa familjare

Këshilli Kombëtar i Territorit në prag të ndërrrimit të viteve i ka bërë dhuratë shqiptarëve zhbllokimin e lejeve të ndërtimit për banesa individuale. Në një konferencë për shtyp Adelina Greça Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit  ka bërë me dije se tashmë drejtuesit vendor mund të japin leje për ndërtimin e shtëpive ." Lejet e ndërtimit nuk kanë qenë asnjëherë të bllokuara, edhe me vendimin e datë 22 gusht të këtij viti KKT ka lejuar që të jepen leje ndërtimi për kategoritë që përmenda, ky vendim thekson edhe një herë që lejet e ndërtimit mund të jepen nga kryetarët e njësive vendore dhe bën vetëm një shtesë për banesën individuale njëfamiljare, duke filluar që sot, pra vendimi hyn në fuqi menjëhere".Një tjetër vendim i KKT-së ka qenë edhe vendosja e masave për të identifikuar dhe mbrojtur kurorën e gjelbër të Tiranës nga ndërtimet." Masat që merren janë fillimisht masa parandaluese të ndërtimeve të reja, shpallja   e kësaj zone si zonë e rëndësisë kombëtare do të thotë që të gjitha vendimarrjet për ndërtimet në këtë zonë jepen vetëm nga Këshilli Kombëtar i territorit, dhe hapat e tjera të mëtejshen që do të marrë agjensia në bashkëpunim me Ministrisë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministrinë e Mjedisit,   janë për parashikimin e ndërtimeve të lejuara brenda kësaj zone.