Berat, 12 vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet

Berat-Një 12 vjeçar është përplasur për vdekje pasditen e së martës në Berat. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të qytetit, teksa i mituri me iniciale D.D po kalonte rrugës është përplasur për vdekje nga mjeti me targa AA 374 JA.Policia e Beratit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit me iniciale A.H. Ndonëse I mitur u dërgua në spitalin e Beratit, nuk ka mundur të mbërrijë i gjallë për shkak të plagëve të marra nga goditja prej automjetit.Policia e Beratit pas shoqërimin të drejtuesit të mjetit, pritet ta marrë në pyetje për të zbardhur dinamikën e aksidentit me pasojë vdekjen e 12 vjecarit D.D.