Kontrolli i ushqimeve, AKU gjobit 95 subjekte në Shkodër, vijon inspektimi edhe në Lezhë

95 gjoba janë vendosur nga AKU në Shkodër vetëm pak orë para natës së ndërrimit të viteve. Subjektet private janë ndëshkuar pasi nuk kanë respektuar kushtet higjeno-sanitare. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ushtron kontrolle në të gjitha subjektet tregtare për të garantuar konsumatorët mbi ushqimet që konsumojnë.“Me rastin e festave të fundvitit është ushtruar kontroll në të gjitha fushat e veprimtarisë tonë. Ka pasur ndëshkime të subjeketeve, janë ndëshkuar 95 biznese. Por një rëndësi e veçantë është që operatori i biznesit është i ndërgjegjësuar për mangësitë që ka pasur në drejtim të ushqimit, ose në drejtim të kontrollit tjetër që kemi ne sic janë librezat, planet 3D dhe shumë dokumentacione të tjera. Pra ka qenë i ndërgjegjësuar dhe e ka respektuar këtë gjobë maksimalisht”, tha Mira Kozmaj, drejtore e AKU, Shkodër.Festa e fundvitit kanë sjellë dyfishim të inspektimeve te Autoritetit Kombëtar të Ushqimit edhe në Lezhë. Përqëndrimi më i madh ka qenë tek tregjet informale që janë krijuar në ambientet publike nga tregtarët ambulant, pasi aty është mundësia më e madhe për abuzime. Aktualisht nuk u verejëtn abuzime me cilësinë apo cmimin.“Ne jemi në punë non stop për evidentimin e të gjitha praktikave që bien ndesh me legjislacionin e sigurisë ushqimore. Kryesisht jemi fokusuar tek supermarketet për të evidentuar kushtet higjieno-sanitare”, tha Lek Prendi, drejtori i AKU, Lezhe.Masat për cilësinë ushqimore nga AKU janë shtrirë në të gjithë vendin këtë periudhë festive.