Musliu: Korrupsioni në gjyqësor problem në Kosovë,EULEX dështoi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2014, 21:32
Krimi i organizuar dhe korrupsioni në sistemin gjyqësor vazhdojnë të jenë ndër problemet më të mprehta për Kosovën dhe një sfidë e cila i përket edhe të ardhmes.
Akuza për përfshirje në afera korruptive janë ngritur shpesh edhe ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur për sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë, për bilancet e vitit 2014-të dhe për atë ç’ka e pret Kosovën në 2015-ën, në një intervistë të dhënë për televizionin Ora News në emisionin “Balkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku.