Ore ankthi ne Adriatik/ Anija në flakë, 312 persona ende në bord. Janë dhe 25 shqiptarë. 1 i vdekur. Operacioni do vijojë gjithë natën

 Orë ankthi për më shumë se 312 persona të mbetur ende në bordin e anijes "Norman Atlantic" e cila prej orës 04:00 të mëngjesit të 28 dhjetorit 2014, kur lëshoi sinjalin "SOS" vazhdon ende të jetë në flakë.Trageti me 478 persona në bord  (fillimisht u tha 466 ) mes tyre 56 pjesëtarë të ekuipazhit, i cili ishte nisur nga porti i Igumenicës dhe do të mbërrinte në Ancona (itali) pasditen e sotme u përfshi nga flakët në ujrat territorialë të Italisë, 16 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit (Shqiperi).Pasditen e sotme një person ka vdekur në tentativën për të braktisur anijen në flakë. Personi për të shpëtuar pasagjeri ishte hedhur në det. Mediat italiane raportojnë dhe per dy të plagosur me pasagjerëve të anijes së përfshirë në flakë.Për të shpëtuar mbi 300 personat që ndodhen në bord tashmë janë angazhuar tre shtete, Italia, Greqia dhe Shqipëria. Deri tani janë shpetuar 165 pasagjere nga trageti ‘ Norman Atlantic ‘mes tyre 3 fëmijë të cilët në gjëndje hipotermie nga i ftohti.Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se kanë dërguar rimorkiatorin ‘ Iliria ‘ në vendngjarje. Trageti ndodhet rreth 13 milje nga Vjosa dhe rreth 40 milje nga Durrësi.Operacioni i shpëtimit vijon por mbetet i vështirë për shkak të motit të keq me erë e shi.  Forca  detit arrin deri në 9 ballë. "Operacioni i shpëtimit do të vijojë gjithë natën" ka thënë ministrja e Mbrojtjes italiane, Pinotta.Ankthi shtohet më tepër kur mëson se mes personave që udhëtuan sot me tragetin e kompanisë italiane "Vismar di Navigazione' janë edhe 25 shqiptarë, tre prej tyre me nenshtetesi italiane.Grupet e shpëtimit kanë mundësuar shpëtimin e njërit prej tyre, i cili gjendet në spitalin e Brindisit, ndërkohë që 6 të tjerë janë evakuar në anijen « Aby Jeannette ». Në bord mbeten ende 18 të tjerë.Kapiteni deklaron se nuk mund të kontrollojë më anijen e cila po drejtohet nga brigjet shqiptare.Flakët shpërthyen në garazh. Nje pjesë e pasagjerëve u vendosën në katet e mësipërme të tragetit ndërsa një pjesë e tyre u vendosën në varkat e shpëtimit.Ora News ndjek ore pas ore çfarë ndodh në Adriatik Ora 20: 50 Thirrja dëshpëruese nga trageti: Rrezikojmë vdekjen, Do të digjemi si mijtë. Na ndihmoni"Jemi jashtë në kuvertë. Po vdesim së ftohti dhe po mbytemi nga tymi, zjarri përhapet gjithnjë e më shumë” ky është rrëfimi dramatik i një pasagjeri që ndodhet në target duke folur për tv Mega.Më tej ai shton: "Dyshemetë të djegin, personat dridhen dhe kolliten. Nuk e di nëse do ia dalim. Në bord ka ende qindra persona që presin për tu evakuar". Më pas një thirrje dëshpëruese për ndihmë: "Anija është anuar. "Jemi jashtë në kuvertë. Po vdesim së ftohti dhe po mbytemi nga tymi, zjarri përhapet gjithnjë e më shumë” ky është rrëfimi dramatik i një pasagjeri që ndodhet në target duke folur për tv Mega. Jemi në rrezik. Do të digjemi si mijtë, nuk e di sa do të rezitojmë” Nikos Patheodosiou bën thirrje që forcat e shpëtimit të shkojnë sa më shpejt “Jemi përqafuar me njëri tjetrin për tu ngrohur.Nëse nuk do të mbytemi do të vdesim nga të ftohtët: thotë ai në telefon duke shtuar se fëmijët dhe të moshuarit janë shpëtuar me helikopter" shkruajne mediat italiane.video platformvideo managementvideo solutionsvideo player(Video: Pamje brenda bordit të anijes)Trageti në flakë, Kodheli: 300 pasagjerë jane ende për tu shpëtuarKolonel Leka: Pasagjerët me “Cruise Europa” do ankorohen në Brindis Ora 19:42/ Kodheli komunikon me homologun grekLajmi i orës së fundit /Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli komunikon me homologun e saj Grek Nikos Dendias. Te dy Ministrat diskutuan per situaten lidhur me tragetin ne flake dhe punen qe po behet per te shpetuar jetet njerëzore.Z.Denidias i pohoi Kodhelit se Greqia ka nisur nje Fregate drejt vendngjarjes, e cila mendohet te mberrije rreth ores 05:00 të mengjesit per shkak te motit te keq.Sipas Ministrit grek, pas orës 22:00 Greqia do te nise helikoptere per evakuimin e mundshem te pasagjereve, pasi pritet që te permiresohen disi kushtet meterologjike.Ministrja Kodheli me heret komunikoi dhe me homologen italiane Roberta Pinotti. Të dy homologët e saj e kane falenderuar Kodhelin per kontributin qe po jep Shqiperia dhe FA ne kete operacion te veshtire.Ora 18:37/ Alfano: Në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin Saimir TahiriMinistri i Brendshëm italian, Angelo Alfano, komenton në Twitter situatën, ku bën me dije se eshte në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin Saimir Tahiri. Sipas tij Shqipëria është e gatshme për tu përballur me çdo situate.7 Ora 18:00/ Shpëtohet një nga 25 shqiptarët që ndodhen në tragetShpëtohet një nga 25 shqiptarët që ndodhen në bordin e anijes. Shqiptari i shpëtuar është dërguar në spitalin e Brindisit për trajtim mjekësor.Në bordin e tragetit ishin  gjithsej 25 shqiptarë, tre prej të cilëve me shtetësi italiane.Ora 17:39/MM konfirmon viktimën, nuk ka numër ekzakt të të evakuarveVijon operacioni për shpëtimin e pasagjerëve. Ministria e Mbrojtjes në një dalje për mediat në orët e pasdites bëri me dije se zjarri në anije është shuar pjesërisht. Pasagjerët ndodhen në bashin e anijes dhe po evakuohen me helikopterë.“Kemi vënë në dispozicion të gjitha anijet, edhe anijen Lissus.Deti ka qëne 6-7 ballë, ndërsa nuk kemi numër ekzakt të të evakuarve.Në zonën e operacionit ndodhen 2 rimorkiatorë italianë.Konfirmohet 1 person mbytur, që është zbuluar nga anijet tona si dhe prania e 22 shtetasve shqiptare ne bord”.Ministria e Mbrojtjes shtoi më tej se janë marrë të gjitha masat për strehimin dhe dhënien e ndihmës, ndërsa vlerësoi si të suksesshëm kordinimin me autoritetet greke dhe italiane.C_4_articolo_2086761__ImageGallery__imageGalleryItem_1_imageOra 17:30/ Kryeministria jep detaje rreth operacionit, Rama telefonon SamarasKryemininistria jep të dhëna lidhur me anijen greke "Norman Atlantic".Përmes një komun ikate për mediat thekson se anija gjendet rreth 12 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit, në kufirin e ujërave territoriale shqiptare.“Deri më tani kanë mundur të shpëtojnë rreth 146 pasagjerë, por fatkeqësisht numri i personave që gjenden ende në bord të anijes është mbi 300.Kushtet e motit janë ekstremisht të vështira, çka e bën të pamundur tërheqjen e anijes me rimorkiator.Aktualisht, forcat detare dhe ajrore shqiptare janë në gatishmëri maksimale. Anija luftarake Butrinti ndodhet nga mëngjesi pranë anijes në avari dhe ekuipazhi shqiptar është pjesë aktive e operacionit të shpëtimit. Anijet luftarake Iliria dhe Lisus janë në gatishmëri në portin e Durrësit dhe mund të bëhen pjesë e operacionit në çdo moment që do ta kërkoj flota detare italiane, që po koordinon operacionin”.Ndërkaq ekspertët shqiptarë, italianë dhe grekë janë të mendimit se drejtimi i erës dhe valëzimit mund të sjellin nevojën që anija greke të ankorohet në një nga portet shqiptare. Pikërisht prandaj, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Transporteve dhe Ministria e Jashtme kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën.Ministria e Punëve të Brendshme ka kaluar në gatishmëri të përforcuar shërbimet e Policisë Kufitare në Portet e Vlorës dhe Durrësit duke i mbështetur ato edhe me efektiva shtesë nga Policia e Rendit. Është udhëzuar personeli i Pikave të Kalimit Kufitar për procedurën emergjente që duhet të ndiqet për të lehtësuar zbritjen e pasagjerëve nga trageti dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.Ministria e Transportit ka vënë në gatishmëri kapitaneritë e porteve detare të Vlorës dhe Durrësit, me të gjitha kapacitetet e tyre për të orientuar dhe lehtësuar sa më shumë ankorimin e tragetit.Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë vënë në gatishmëri të plotë spitali i Durrësit, urgjenca e Tiranës dhe spitali i traumës në Tiranë. Në orën 18.30 në spitalin e Durrësit do të mblidhet Shtabi i Emergjencës i kryesuar nga Ministri Beqaj për të koordinuar të gjithë ndihmën mjekësore që mund të nevojitet në rast të ankorimit të anijes në portin e Durrësit.“Kontaktet mes qeverisë shqiptare dhe qeverive italiane dhe greke janë të vazhdueshme. Ministri Tahiri ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij italian Alfano, ndërkohë që Kryeministri Rama ka folur me Kryeministrin Samaras, me të cilin kanë koordinuar vazhdimin e operacionit” thuhet në njoftimOra 16:50/ Regjistrohet viktima e parë, të plagosur 2Mediat italiane raportojnë për një viktimë dhe dy të plagosur me pasagjerëve të anijes së përfshirë në flakë. Sipas tyre viktima ende i paidentifikuar eshte shtetas grek dhe  ka humbur jetën gjatë operacionit të evakuimit, ku si rezultat i trazirave dhe dallgëve të forta ka rënë në det.640x344_1419784146958_13160208_mediumOra 16:40/ Rama në fb: Po bëjmë maksimumin sëbashku me fqinjëtKryeministri Edi Rama ka shkruar në fb se qeveria shqiptare në bashkëpunim dhe me palën greke dhe italiane po bëjnë maksimumin për të shpëtuar pasagjerët.“Jemi vazhdimisht ne kontakt me palet italiane e greke e po behet maksimumi ne kushtet e nje moti te terbuar qe perben nje pengese ekstreme!”Ora 16:32 /Alfano i telefonon Tahirit, shkëmbejnë informacioneMinistri i Brendshëm italian, Angelino Alfano i ka telefonuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën e krijuar në tragetin grek “NORMAN ATLANTIC”. Të dy ministrat kanë shkëmbyer informacione për ecurinë e deritanishme të operacionit të shpëtimit.Ministri Tahiri e informoi Alfanon se e gjithë infrastruktura pritëse në të gjitha portet e Shqipërisë është në gadishmëri maksimale për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga ankorimi i tragetit në këto porte dhe emergjencës shëndetsore për pasagjerët.Sipas Alfanos 138 pasagjerë janë evakuuar tashmë dhe ndërkohë vijon operacioni për shpëtimin e çdo pasagjeri.Të dy ministrat po mbajnë kontakt të vazhdueshëm personal për përballimin e situatës emergjentë.Ora 15:45/ Italia dërgon edhe 3 helikopeterë për të ndihmuar pasagjerët Vazhdojnë operacionet për të evakuar personat në tragetin në flake.Deri tani janë shpëtuar 131 nga 478 persona në bord. Mësohet se era e fortë dhe deti me ballë vështirësojnë operacionin e shpëtimit. Evakuimi i personave në bord vetëm me anë të helikopterëve.Italia dërgon edhe 3 helikopeterë të tjerë për të ndihmuar pasagjerët. Ndërkaq zjarri vazhdon në traget, asnjë nga aparaturat nuk funksionon.video platformvideo managementvideo solutionsvideo player(Video e re nga trageti në flakë "Norman Atlantic")Ora 15:00/ Trageti hyn ne ujrat shqiptareMinistria e Mbrojtjes e Shqipërisë njofton se trageti ka hyrë në ujrat territoriale shqiptare. Media italiane shkruan se eshet rreth 14 milje larg brigjeve shqiptare. Edhe pala shqiptare është e angazhuar në operacionin e shpetimit. Pala shqiptare ka azhuar në operacion anijen "Butrinti"image (1)Ora 14: 39 /  Kapiteneria hedh poshtë zërët se anija është anuar. Kapiteneria e portit informon se në zonë kanë mbërritur dy rimorkio të nisura nga Italia që kanë nisur operacionin e shuarjes së flakëve shkruan ANSA.Ora 14: 10 111 persona te shpetuar deri tani Ansa, duke iu referuar Marinës, shkruan se 111 pasagjerë kanë shpëtuar. 49 prej tyre janë në anijen "Shpirti I Pierut", 36 janë marrë nga anija Aby Jeanette, 17 persona nga helikopteri I Marinës dhe janë transferu në anijen "Cruise Europa". 9 të tjerë janë marrë nga helikopterët e kapitenerisë aeronautike.tragedi ne flakeOra 13: 42 Ministria e Jashtme: 22 shqiptare ne traget, mund te jene dhe me shume Ministria e Jashtme përmes një njoftimi për shtyp informon  se janë 22 persona me pasaportë shqiptare në bord por “numri i shqiptarëve mund të jetë më i lartë për shkak të dyshtetësisë”

  1. S. Aliko
  2. D. Aliko
  3. R.Aliko
  4. A. Beqiraj Aleknder
  5. Beqiraj Enkeleida
  6. Beqiraj Leonard
  7. Riza Çela
  8. H. Çuci
  9. F.Çuçi
  10. H.Cupja
  11. G. Gega
  12. V. Kane
  13. B. Kaza
  14. S. Kolekaj
  15. R. Mane
  16. L. Ndreu
  17. X. Parangoni
  18. J. Çerama
  19. A. Skendaj
  20. A. Zhuri
  21. P. Zhuri
  22. K. Zhuri
Zougla: Mes pasagjerëve në traget 22 shqiptarë"Zougla" duke iu referuar rojeve bregdetare informon se pasagjerët janë të kombësive të ndryshme: 234 grekë, 22 shtetas me kombësi shqiptare, 18 shtetas me kombësi gjermanei, 2 shtetas afganë, 2 turq, dhe një me shtetësi malteze. Ora 13:22 Kodheli ne komunikim me homologet greke e italiane Ministria e Mbrojtjes informon se ministrja Kodheli ka komunikuar me homologen italiane, Pinnoti, për operacionin e shpëtimit i cili është e vështirë. Ndërkohë shefi i Forcave të Armatosur Jeronim Baze është në komunikim me homologun grek në ndjekje të sitates hap pas hapi.640x344_1419770564512_traghettoOra 13:05 Deshmia e pasagjerit: Na ndihmoni. Po digjemi e mbytemiNë orën 12: 30 minuta Rainews 24 raporton : Deti është i egërsuar me dallgë që arrijnë deri në 6 metra.Era e fortë bën shumë shumë të vështirë operacionin e shpëtimit të personave në bordin e tragetit Italian. Pasagjerët në bord janë rreth 300 dhe në telefonatat që bëjnë në media thuhet se flakët nuk janë nën kontroll dhe kanë përfshirë 2/3 e anijes. “Po digjemi dhe mbytemi. Askush nuk mund të na shpëtojë” thonë pasagjerët. Sipas mediave greke vetëm 35 persona, nga 150 që janë në varkat e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë.Il traghetto in panne (da www.skai.gr)Ora 12: 57 Renzi; Helikopteri shpetoi pasagjeret e pare nga anijaKryeministri Italian Matteo Renzi në profiling e tij në Tëitter shkruan se helikopteri ka nisur të marrë pasagjerët e parë nga anija në flakë Norman Atlantic. Flakët ende nuk janë shuarimageOra 12: 34 Flitet per 2 te zhdukur Gazetarja freelance Elisabeta Casaloti në një lidhje telefonike për Rai Neës 24 thotë se nuk ka të plagosur dhe se zjarri ende nuk është marrë nën kontroll. "Flitet edhe për dy persona të zhdukur" informon ajo.  Ndërkohë që pamjet tregojnë se operacioni i shpëtimit është i vështirë. Tre anije tregtare, një anije e rojes bregdetare dhe helikopterë po shkojnë në ndihmë të tw pasagjerëve.Ora 11: 50 Komandanti: Trageti po drejtohet nga brigjet shqiptareTrageti në flakë nuk mund të menaxhohet ndërsa po i drejtohet brigjeve shqiptare. Këtë e ka komunikuar komandanti i anijes qendres operative të Kapitenerisë së portit informon Tgcom. Në vendin e ngjarjes ndodhen 7 anije tregtare dhe një e rojeve bregdetare italiane, ndërsa nga Brindizi pritet të shkojë një rimorkiator me një skuadër të specializuar të zjarrfikësve.[caption id="attachment_442868" align="alignnone" width="385"]shuhen flaket Momenti kur po shuajne flaket e anijes[/caption]  Ora 10: 53 Dëshmia e pasagjerit: Po na zhyteshin këmbëtNjë pasagjer i “Norman Atlantic” i  cili ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes përmes një lidhje telefonike për ”Mega” kanal televiziv grek, tregon: Këpucët tonë nisën të zhyteshin ndërsa ishim në zonën e recepsionit”. Zjarri në garazh ka provokuar nxjehtësi shumë të madhe në të gjithë anijen, por anëtarët e ekuipazhit bëjnë të ditur se zjarri është nën kontroll. Ka versione të ndryshme mbi numrin e personave në bord. Sipas autoriteteve greke në Athinë në traget ishin 478 persona, 268 nga të cilët ishin me origjinë greke,  përsa i përket pjesës së ekuipazhit ata deklarojnë se  ishin gjithësej 56, 34 grekë dhe 22 italianë.[caption id="attachment_442853" align="alignnone" width="640"]Norman Atlantik” Momente te personave ne det, kur jane larguar nga anija ne flake[/caption]image (2)Ora 10: 45 Evakuimi vijon Mediat greke shkruajnë se evakuimi vijon normalisht ndërsa prioritet i kushtohet fëmijëve dhe grave. Operacioni i evakuimit po koordinohet nga Bari dhe deri tani 170 persona janë larguar nga anija dhe ndodhen në varkat e shpëtimit, ndërsa mësohet se 50 prej tyre, mes tyre gra e fëmijë janë larguar me një anije tjetër greke. Pjesa tjetër e pasagjerëve ndodhet në katet më lart të tragetit, larg zjarrit, ndërsa black out elektrik ka penguar varkat e tjera të shpëtimit që të zbresin në det. Në bord ka dhe familje me fëmijë.Vijnë pamjet e para nga anija në flakë[caption id="attachment_442829" align="alignnone" width="640"]“Norman Atlantik” “Norman Atlantik”, Anija ne flake dhe forcat detare ne ndihme te pasagjereve[/caption] [caption id="attachment_442831" align="alignnone" width="640"]anija ne flake Anija ne flake[/caption]anija Ora 09: 36 Moti i keq pengon forcat detare shqiptare t'u shkojne ne ndihmePorti i Vlorës ka mësuar rreth orës 07:05 minuta për shpërthimin e flakëve në anije rreth 13-15 milje nga Sazani, por për shkak të detit të trazuar  thuhet se nuk kanë pasur mundësi të shkojnë të japin ndihmë. Ja informacioniOra 07: 05- Njofton QNOD ne kapitenerine e Portit Vlore se nje Roro me emrin Norman Atlantik ka marre flake rreth 13 -15 milje nga Sazani.Kane mbritur anije Greke per dhenie ndihme.(.Flamuri Italian, destinacioni Igumenice - Ancona.).Ora 07: 10- U njoftua Kapiteni i Portit Vlore Dhionis Andoni si dhe Salla e Kufirit Detar Vlore i cili me thote se kam marre info nga QNOD.07:25- U komunikua me pergjegjsin e Rimorkjatoreve Z. Luan Kore per mundesine e dhenies se ndihmes. Me thote se forca e detin nuk me favorizon per dalje.07:30 - Sinoptika ne kanalin e Otrantos :  Era JJP 17-20 m/s, deti 7-8 balle.07:42-  Njoftova Kapitenin e Pergjithshem Z. Hysni Oruci mbi kete situate.07:55- Roro Norman Atlantik ndodhet : 40 19 v, L19 02,04 L.Anijet e dhenies se ndihmes:  Anije Konteniere1. Spirit of Pireaus.   2. Cruise Europa (Roro) dhe po afrohen shume anije te tjera ne dhenien e ndihmes. Me respekt : Genci Hasanaj.Ora 08:56 Incidenti rreth 22 kilometra larg Vlorës, i vështirë evakuimiIncidenti ndodhi rreth 22 kilometra larg Vlorës, shkruan Corriere della Sera e cila shkruan se flakët kanë përfshirë anijen kur ajo ndodhej në ujrat territoriale greke, ndërsa "Zougla" greke shkuan se ka ndodhur në ujrat territoriale italiane. Për shkak të kushteve të këqija të detit, rezulton shumë  i vështirë transferimi i pasagjerëve  nga varkat e shpëtimit në bordet e anijeve greke që kanë shkuar në ndihmë. Sipas mediave greke disa nga varkat e shpëtimit janë shkatërruar nga varkat ndërsa disa helikopterë të marinës greke janë në pritje për tiu afruar tragetit me qëllim që të mund të shpëtojnë pasagjerë të tjerë.Ora 08:45:  150 persona kanë mundur të evakuohen, pjesa tjetër në traget Sipas informacioneve të para rreth 150 persona kanë arritur të largohen nga anija dhe të vendosen në varkat e shpëtimit ndërsa pasagjerët e tjerë janë strehuar në katet e tjera të anijes. Pjesa tjetër ndodhen në katet e larta të tragetit, ndërsa një black out elektrik pengon varkat e shpëtimit të hidhen në det.Ora 08:00 Anija ne flake, SOS nga KorfuziFlakët kanë shpërthyer në një anije 466 persona në bord në brigjet e ishullit të Korfuzit, pak kohë pasi ishte larguar nga porti i Igumenicës.Anija "Norman Atlantic" kishte destinacion Anconën dhe në të udhëtonin 411 pasagjerë, 55 anëtarë të ekuipazhit dhe 222 makina.Me të rënë alarmi nisi evakuimi i udhëtarëve dhe gazeta Zougla" online shkruan se shumë prej pasagjerëve janë evakuar në barkat e shpëtimit.Mësohet se anija u përfshi nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit me orën lokale të Greqisë, në zonën detare 32 milje nga veriperëndimi i Ottos.Sipas një deklarate të ministrit të Mbrojtjes Dendias Nikos drejt vendit të ngjarjes janë dërguar 5 helikopterë të forcave ajrore.Nga të dhënat e para mësohet se zjarri kishte shpërthyer në garazh. Pasagjerët kishin blerë bileta nga Igumenica në drejtim të Ankonës. Sipas drejtuesve ekzekutiv të anijes situata nën kontroll dhe vazhdon evakuimi ndërsa flakët janë të mëdha.[caption id="attachment_442824" align="alignnone" width="574"]anijaaa Ne foto: Harta qe tregon anijet qe i vijne ne ndihme anijes se perfshire nga flaket[/caption]