Pollo: Vendi është në situatë të madhe anormaliteti
Vendi është në situatë të madhe anormaliteti, kjo për shkak të mos respektimi të ligjeve dhe kushtetutës nga ana e mazhoracës. Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demorkatike Genc Pollo, në intervistën e mbrëmjes në Ora News, i cili ndonëse e sheh bojkotin si të padëshirushëm, në këtë rast sipas tij, ishte rruga e vetme që me sukses sensibilizoi jo vetëm shqiptarë por dhe ndërkombëtarët.Pollo, nuk është i sigurtë, nëse rezoluta pajtuese mes mazhorancës dhe opozitës, do të qëndrojë në kohë, por sipas tij ajo sjell disa detyrime konkrete për palët.Një koment ai kishte dhe për deklaratën e Fleckenstein se bojkotet parlamentare mjaftojnë për këtë shekull.Gjithashtu deputeti Pollo, nuk la pa komentuar deklaratën e kryeminsitrit Edi Rama, se Ballkanit mund ti soset durimi nëqoftëse proceset integruese vijojnë të zvarriten.Siaps Pollos, nuk mund të kanosësh Bashkimin Europian, kur shtëpinë tënde nuk e ke në rregull.