INSTAT: Bie lindshmëria, 4 % më pak lindje në 3-mujorin e tretë të 2014
Bie ndjeshëm numri i lindjeve. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se shqiptarët po lindin gjithmonë e më pak fëmijë.INSTAT bën me dije se numri I lindjeve ka rënë me 4 % gjatë tremujorit të tretë të 2014 në krahasim me të njëtin tremujor të vitit të kaluar. Rënia e lindjeve ka bërë që dhe raporti lindje-vdekje të jetë negativ duke pasur një rënie të shtesës natyrorenë krahasim me tremujorin e tretë të vitit2013 prej 5,4 %.Ekspertët shpjegojnë se rënia e lindjeve lidhet kryesisht me planifikimin familjar por edhe me nivelin e lartë të aborteve. Mesatarja e familjeve të reja ka lindur vetëm një fëmijë. Pavarësisht numrit ideal të fëmijëve që shqiptarët dëshirojnë të lindin, numri i fëmijëve që lindin është i pakët.Ulja e lindshmërisë nga vitit në vit sipas ekspertëve po çon në mplakjen e popullsisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Tirana ka numrin më të lartë të lindjeve e lidhur kjo me numrin më të lartë të banorëve e ndjekur nga Elbasani ,Fieri ,Durrësi dhe Korça.Përsa i përket numrit të martesave vihet re një rënie e numrit të tyre me 2,3 %, nëse i krahasojmë me tremujorin e tretë të vitit 2013.Edhe përsa I përket numrit të martesave Tirana mban vendin e parë e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.