Fotoja e fundit e Orenës në Dubrovnik, një ditë para aksidentit tragjik

Orena Kuca, kjo është vajza 25 vjeçare, e cila për fat të keq humbi jetën në Malin e Zi, në aksidentin ku autobusi me 57 shqiptarë kishte shkuar për të festuar Krishtlindjen në Kroaci.Orena Kuça, vajza tropojane, por me banim në Tiranë ishte pjesë e guidës turistike, por që jeta e saj u ndërpre në mes në këto ditë festash.Ka qenë mbrëmja e 26 dhjetorit, kur autobusi me turistët po kthehej nga Kroaci dhe në rrugën mes Tivarit dhe Ulqinit shoferi ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe si pasojë Orena mbeti viktimë, ndërsa 31 persona të tjerë u plagosën.Në rrjetin social facebook, Orena kishte publikuar edhe disa foto të dates 25 dhjetor, ditës së Krishtlindjes në Dubrovnik.orena kuca(Në foto Orena Kuca në Dubrovnik një ditë para se të humbte jetën, 25 dhjetor 2014)