Aksidenti në Malin e Zi, 4 prej të plagosurve rëndë, pasagjeri: I hapëm rrugë një makine
Katër prej të plagosurve në aksidentin e autobusit me turistë shqiptarë në Urën e Mërkotit në Tivar të Malit të zi ndodhen ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy prej tyre mësohet se I janë nënshtruar terapisë intensive.Është publikuardhe lista me 31 të plagosurit, ndërsa Orena Kuca fatkeqësisht mbeti viktimë e këtij aksidenti.Vajza e re tropojane ka publiuar në profilin e saj në FB, fotot e fundit ditën e Krishtlindjes një ditë para aksidentit tragjik, ndërsa ndodhej se bashku me grupin e turistëve në Dubrovnik.Pas aksidentit të mbrëmshëm të autobusit me qytetarë shqiptarë në territorin e Malit të Zi, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dërguar këshilltarin e tij, Flamur Gashi në spitalin e Tivarit për t'u interesuar për situatën pranë të aksidentuarve. Ndërsa vetë Presidenti i Republikës pati një bisedë në telefon me disa prej të lënduarve dhe u njoh me gjendjen e tyre.Presidenti shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për viktimën e këtij aksidenti, i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurv, ndërsa vlerësoi angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Pasagjeri: I hapëm rrugë një makineNjë nga udhëtarët që ndodhej në autobusrrëfen momentet e aksidentit. Ai shprehet se në atë moment shoferi i hapi rrugë një mjeti që donte të parakalonte dhe shoferi nuk kishte shumë faj."Shoferi donte të hapte krahun një makine që kishim nga prapa për parakalim. Jo se kishte shumë faj se nuk kishte çfarë të bënte shoferi thjesht rrëshqiti goma e djathtë dhe mori saltro autobusi 2-3 herë."Pasagjeri tregon se autobusi nuk ishte me shpejtësi në ato momente.Beqaj: Po bëhet vlerësimi i gjendjes së të plagosurveNdërkohë mbrëmjen e 26 dhjetorit me urdhër te është ngritur ne MPJ njësia e koordinimit e cila po ndjek dhe vlerëson hap-pas hapi te gjithë situatën. Njëkohësisht, me urdhër te Kryeministrit, u nis drejt vendit te ngjarjes Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, i cili ka deklaruar se do të bëhet vlerësimi i gjendjes së të plagosurve.“Vec një humbje jete tragjike, të lënduarit e tjera janë jashtë rrezikut për jetën. Një është transportuar për në spitalin e Podgoricës, ndërsa të tjerët janë këtu. Disa prej tyre kanë dëmtime jo të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Kolegjiumi i mjekëve do të bëjë një vlerësim të gjendjes. Kemi marrë masat, drejtuesit rajonal të spitalit Shkodër do të jenë këtu për të vendosur kush nga të lënduarit do të transportohet vetë sepse nuk kanë probleme dhe kush do të transportohet me ambulancë”Kryetari i Komunes Tivar: Pasagjerët jashtë rrezikut per jetenNdërsa kryetari i komunës së Tivarit ka shpjeguar situatën e të plagosurve, ku edhe pse 3 prej pasagjerëve janë me fraktura, përsër janë jashtë rrezikut për jetën."Të gjithë janë në gjëndje të mirë. Kemi një paciente e cila ka pasur thyerje brinjësh dhe dëmtime të tjera të zgavrës së kraharorit prandaj e kemi dërguar në qendrën klinike në Podgoricë për trajtim më të specializuar. Tashmë dhe gjendja e saj është më e mirë. Aktualisht kemi 32 pacientë prej të cilëve 3 me fraktura por jashtë rrezikut për jetën."Ne komunikimin qe pati Ministri Bushati me homologun malazez z. Luksic, u garantua nga ky i fundit për angazhimin maksimal te autoriteteve malazeze për dhënien e ndihmës se nevojshme për te gjithë shtetasit tanë. Familjaret e interesuar mund te kontaktojnë ne nr e cel +355676060502.[caption id="attachment_442217" align="alignright" width="640"]
Në foto: Viktima Orena Kuca[/caption]1-Remzi Nurka2- Jarina Radovani3-Aleks Manoli4-Jomida Deda5-Arbër Taledhi6-Jani Qendro7- Ermal Dhembro8-Nurina Kaca9-Sheri Reka10- Edona Mulla11-Jymir Xatoksi12-Eralda Meho13-Durja Camaj14-Ndue Camaj15-Ariela Qendro16-Kristofor Moviti17-Sibela Feti18-Klevik Paskani19- Irena Nurka20-Nesad Didrek21-Kriselda Veis22-Marika Hormoviti23-Luljeta Camaj24-Klavdie Ndreu25-Iman Kaca26-Leonora Ndreu27-Neshat Ndreu28-Edjon Kuca29-Elisa Kuca30-Enadije Kuca31-Doruntina Kuca