Mesazhe te Kryeministria për festat, të ardhurat për bamirësi

Ka startuar mbrëmjen e sotme publikimi i mesazheve në murin e Kryeministrisë, ku çdo qytetar jo vetëm mund të urojnë të dashurit e tij, por njëherësh të bëhen kontributorë për personat në nevojë, pasi të gjitha paratë e grumbullura do të shkojnë për ta.Pranimi i mesazheve në numrin 068 255 55 45 ka filluar në orën në 18:00, ndërsa publikimi i tyre në orën 19:00. Mesazhet e para të projektuara ishin nga ministri Erion Veliaj dhe deputeti socialist për Librazhdin, Taulant Balla, i cili uroi banorët e zones së tij.Kjo formë urimi do të aktivizohet çdo mbrëmje në orën 18:00 deri në orët e para të mëngjesit dhe do të përmbyllet me kulmin e tij, natën e ndërrimit të viteve.Më herët, Kreu i qeverisë ftoi qytetarët shqiptarë të shprehin urimet e tyre, të cilat do të shfaqen në fasadën e godinës së Kryeministrisë përmes video-projektorit.gezura2