SHBA, oficeri i policisë vret një 18 vjeçar afro-amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2014, 07:45
SHBA-Një afro-amerikan 18-vjeçar i armatosur është vrarë nga një oficer policie në shtetin e Misurit.Një zëdhënës i departamentit të policisë në Berkeley, në periferi e Saint Louis-it, thotë se polici u konfrontua me dy persona gjatë një kontrolli të zakonshëm në një pikë karburanti. Sipas zëdhënësit, njëri nga personat i drejtoi armën policit, duke bërë që oficeri të hapte zjarr. Personi i dytë u largua nga vendi i ngjarjes.Disa dhjetra banorë u grumbulluan dhe u konfrontuan me policinë. Në drejtim të njerëzve u hodhën të paktën dy objekte që lëshonin tym, njëri prej të cilëve shpërtheu.Sipas një gazete lokale, personi i vrarë quhej Antonio Martin dhe ishte 18 vjeç