Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit. Ora News uron Gëzuar

Besimtarët e krishterë në gjithë botën festojnë Krishtlindjet. Në mesnatë kishat katolike në Shqipëri mbajtën meshën tradicionale të lindjes së Krishtit, ndërsa ortodoksët e kryen ritin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë fjalës së tij në meshën e mesnatës, kreu i kishës katolike Imzot Rrok Mirdita u lut për më shumë paqe dhe begati, ndërsa nxiti besimtarët të tregohen më bujar në këtë ditë për njerëzit e varfër dhe të sëmurë.Në katedralen ortodokse meshën e drejtoi kryepeshkopi Janullatos i cili në fjalën e tij apeloi për më shumë solidaritet dhe paqe mes njerezve.Festa e Krishtlindjes vijon gjatë gjithë ditës me urime dhe dreka familjare.RTV Ora News uron të gjithë besimtarët e krishtër gëzuar Krishtlindjen!Festa e KrishtlindjesKrishtlindja ("Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se tij.Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.