Presidenti gjerman thirrje bashkëkombasve: Mirëprisni refugjatët!

Presidenti gjerman u bën thirrje bashkëkombasve të tij që të mirëpresin refugjatët që vijnë në vend, në fjalimin e përvitshëm me rastin e Krishtlindjeve, që pritet të transmetohet të enjten në televizionin shtetëror.Në fjalimin e regjistruar mësohet gjithashtu se Joahim Gauk ka lavdëruar gjermanët për mikpritjen e 200 000 refugjatëve që kanë mbërritur këtë vit në vendin e tyre.Ky fjalim festiv është cilësuar si një sulm i tërthortë ndaj grupimit të ri kundër islamizimit të Gjermanisë të shfaqur kohët e fundit. Patriotët Europianë, siç e quajnë ata veten, kanë kryer që prej tetorit tubime të përjavshme kundër emigrantëve në vend, sidomos atyre që i përkasin fesë islame.Në tubimin e të hënës së kaluar në Drsden numri i marshuesve arriti në 17 500 vetë, një shifër rekord. Por Gauk i këshllon gjermanët që të mos kenë frikë nga bota përreth tyre. Edhe Kancelarja Angela Merkel i ka kritikuar shfaqjet e fundit kundër emigrantëve.Gjermani është shndërruar këtë vit në vendin e parë në europë për kërkesa për azil. Kërkesat më të shumta vijnë nga Srefugjatët që duan t'i shpëtojnë luftës në Siri, të ndjekur nga serbët dhe shqiptarët e Kosovës.