Babadimri dhe Santa Klaus takohen në kufirin ruso-finlandez!

Babadimri rus dhe Santa Klausi finlandez u takuan pranë kufirit ruso-finlandez në vigjilje të Krishtlinjdeve, për të ruajtur traditën disavjeçare të shkëmbimit të dhuratave mes tyre.Santa Klausi, që në finlandisht quhet Jolupuki, i dhuroi Babadimrit një karikues universal celularësh për të ndihmuar drerët e tij të qendronin të karikuar gjatë periudhës së ngarkuar të festave.Ndërsa Babadimri nuk iu shmang dot politikës, duke i dhuruar Santa Klausit një libër me aventurat e tij përgjatë viteve, ku në kopertinë kishte një foto me presidentin rus Vladimir Putin. Babadimri ishte i shoqëruar në këtë takim të veçantë edhe nga mbesa e tij, Dëbora, e cila gjithashtu është personazh i përrallave dhe folklorit sllav."Sigurisht që ne na bashkojnë veprimet e mira, të cilat nuk kanë kufinj. Bashkë me kolegun tim nga Finlanda u takuam për t'i dhënë lumturi fëmijëve", u shpreh Babadimri.Dy personazhet festive janë takuar rregullisht çdo vit që nga 2002-shi. Pas takimit në kufi, Babadimri shoqëroi Jolupukin në rezidencën e tij në qytetin finlandez Lapenranta, ku festimet vazhduan për disa orë.