Bie avioni në Raqqa, ISIS kap peng pilotin
Një avion luftarak është rrëzuar në lindje të Sirisë, pikërisht në provincën Raqqa, territor i kontrolluar nga militantët e Shtetit islamik.Sipas aktivistëve të të dejtave të njeriut dhe monitoruesve që ndodhen atje, piloti është kapur peng nga ekstremistët.Militantët islamikë kanë publikuar foto të tij gjatë momentit të kapjes peng në rrjetet sociale.Imazhet tregojnë pilotin e tronditur dhe autoritetet e kanë identifikuar si një oficer jordanez me emrin Moaz Youssef Al-Kasasba.Avioni u rrëzua pasi u qëllua nga kryengritësit islamikë në betejen tashmë disa mujore mes kolaicionit ndërkombëtar dhe shtetit islamik.Ngjarja nuk është komentuar nga qeveria siriane apo zyrtarë nga vendet pjesëmarrëse në koalicionin ndërkombëtar.Sipas Observatorit për të Drejtat e Njeriut, sulmet ajrore kanë vrarë 20 persona vetëm të martën në Raqqa.Forcat ajrore të Jordanisë, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, dhe Bahrein kanë kryer qindra sulme ajrore në Siri në tre muajt e fundit.Shumë nga objektivat e sulmeve kanë qenë në Raqqa, i cili është de facto kryeqyteti "Kalifatit", krijimi i të cilit u shpall në qershor.Beteja mes koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetit Islamik, deri pak më parë ishte e fokusuar në qytetin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë, Kobani, në të cilin tashmë situatën e kanë në dorë forcat peshmerga të Irakut.Situata është e rëndë si në Siri ashtu edhe në Irak, ku qindra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit të ashpër të shtetit Islamik.Ektremizmi i tyre dhe objektivi për të vendosur Kalifatin në vendet e Lindjes së Mesme, ka shqetësuar mbarë botën, ku fuqitë perëndimore kanë përsipër të ndalojnë aktet e tyre barbare.