Shërbimi zjarrfikës, Rama: Është shndërruar në një qendër dinjitoze
Kreyminsitri Rama ka parë nga afër përfundimin e ndërhyrjeve në shërbimin zjarrëfikës. Në këtë qendër është bërë riksonstruksion fasade por edhe shtim të automjeteve. Rama tha se investimi në të e ka bërë këtë qendër dinjitoze.Në shërbimin zjarrëfikës është bërë ndërhyrje si në infrastrukrutrë dhe në ambjente të brendshme po ashtu edhe në shtim të automjeteve zjarrfikës. Investimi është bërë nga prefektuar në bashkëpunim me qeverinë turke. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë qendër duke e quajtur një investim dinjitoz.“u kemi kthyer jo vetëm kushtet e nevojshme, por dinjitetin e nevojshëm. Nga ana tjetër dua të përgëzoj publikisht ministrin e Brendshëm që paralelisht me punën e përditshme dhe të vështirë në krye të një beteje pa asnjë kompromis me krimin dhe të gjitha format e shfaqjes së tij vazhdon të udhëheqë një proces modernizimi dhe transformimi rrënjësor jo vetëm struktural, por dhe logjistik për Policinë e Shtetit”, tha Rama.“Janë mijëra euro që në harkun kohor të një viti i kushtojnë shtetit për shkak të ngjarjeve që kanë të bëjnë me shpëtimin ose zjarrin”, u shpreh TahiriKryeministri nuk ka hezituar të zhvillojë edhe lojëra sportive në ambjentet të brendshme të kësaj qendre.Ndërsa në ambjetet e jashtme forcat e shërbimit zjarrëfikës realizuan një demostrim për ngjitjen në një pallat shumëkatësh për të treguar inevstimet por edhe vështirësitë në ndëryje të tilla.