Skandali i ndotjes së ARMO-s në Ballsh, në depozitat e ujit të pijshëm prezencë solari

Skandalet e ndotjes nga rafineria e ARMO-s në Ballsh nuk kanë të sosur. Përtej ndotjes së ambjentit, në depozitat e ujit ka patur prezencë të solarit. Banorët thonë se i janë drejtuar komunës, por pastrimet kanë qënë të përkohshme. Fakt është që prej kohësh banorët kanë pirë ujë të përzier me naftë solar dhe pasojat janë të parikuperuesheme.Thellohet më tej skandali i ndotjes nga rafineria së ARMO-s në Ballsh. Në depozitat e ujit të pijshëm në këto zona gjenden gjurmë solari. Banorët e denoncojnë këtë katastrofë dhe thanë se më heret i janë drejtuar komunës për të bërë pastrim të depozitave.Ndërhyjet kanë qenë provizore e për shkak se përpunimi i naftës bëhet në kushtet të pasigurta, dhe prej vitesh banorët kanë pirë ujë me naftë solar. Edhe pas pastrimit nuk është e vëshitrë të dallosh në depozitën e vetme të fshatit Lavdan njollat e solarit janë lehtësisht të dukshme.Nëse nafta ka arritur të hyjë në këto depozita e më pas në çezmat e familjeve cfarë mund të thuhet për pasojat e rënda në shëndet. Banorët janë të detyruar të blejnë ujë të pijshëm por problemet e tyre shëndetësore tashmë janë të parikuperueshme. Nuk bëhet më vetëm për derdhje të naftës ne lumenjë dhe ndotje ekstreme të tyre por prezencë të naftës në ujin e pijshëm.