Tregëtia e armëve,hyn në fuqi marrëveshja që rregullon transfertat

Ka hyrë në fuqi Traktati i Tregtisë Globale të Armëve, i cili mendohet se do të qarkullojë miliarda dollarë.Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka përshëndetur hyrjen në fuqi të traktatit, duke u shprehur se marrëveshja do të ndihmojë në parandalimin e transferimit të armëve tek abuzuesit, terroristët dhe organizatat kriminale.Në një deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon tha se, "traktati shënon një kapitulli të ri në përpjekjet për të sjellë përgjegjësi dhe transparencë në tregtinë e armëve globale.Ai shtoi se marrëveshja dëshmon vendosmërinë për të reduktuar vuajtjet njerëzore, duke parandaluar transferimin apo devijim e armëve në zonat e prekura nga konfliktet e armatosura.Marrëveshja është nënshkruar nga rreth 130 kombe, ku bëjnë pjesë edhe 5 prej prodhuesve më të mëdhenj të armëve si  Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.Deri tani traktati është ratifikuar nga 60 shtete, por SHBA, eksportuesi më i madh në botë i armëve, ende nuk e ka ratifikuar, pasi pritet  miratimi i Senatit.Ky i fundit i dominuar nga republikanët pritet të votojë kundër.Ban iu bëri gjithashtu thirrje të gjitha vendeve që të bashkohen pa vonesë me marrëveshjen globale.Pakti  rregullon transfertat ndërkufitare të armëve konvencionale, duke filluar nga armët e vogla, tanke dhe artileri e rëndë.Biznesi global është vlerësuar të gjenerojë deri në 85 bolionë dollarë çdo vit, edhe pse disa analistë parashikojnë shifra edhe më të larta.