Vritet një tjeter adoleshent me ngjyrë në Saint Luis

Një tjetër adoleshent me ngjyrë është qëlluar për vdekje në Saint Luis, në një pikë karburanti, pranë vendit ku u vra edhe 18 vjecari Michael Brown në gusht të këtij viti.Mediat amerikane thonë se viktima është Antonio Martin, 18 vjeç.Policia e Saint Luis tha se Martin ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën drejt një oficeri policie.Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Berkeley të  Misurit, një zonë e cila ka qenë e mbyllur nga policia lokale pas protestave të dhunshme që përfshinë vendin pas vrasjes së Braun.Berkeley ndodhet rreth dy kilometra larg nga Ferguson, ku 18-vjeçari Michael u qëllua për vdekje.Zëdhënësi i policisë, Brian Schellman, tha në një deklaratë se një oficer policie ka qënë duke kryer një kontroll rutinë në një pikë karburanti të martën në mbrëmje, kur pa dy burra ti afrohen.Ai tha se njëri nga personat i ka drejtuar armën oficerit, gjë e cila më pas çoi në reagimin e tij, duke e qëlluar për vdekje.Zëdhësini i policisë tha se personi i dytë u largua.Misuri ka qenë në trazira dhe protesta të dhunshme deri pak kohë më parë si pasojë e vrasjes së të rinjëve me ngjyrë nga oficerë të bardhë të policië.Zemërimi i tyre u rrit edhe më shumë kur një juri vendosi të mos ngrejë padi penale ndaj oficerit të bardhë Derren Willson, duke u mjaftuar vetëm me pezullimin e tij nga detyra.Protestat u përhapën në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke rritur shqetësimin e rritjes së urrejtjes rracore në vend.Vrasja e fundit pritet të përkeqësojë situatën në Misuri, ku menjëherë pas vrasjes së Martin, një turmë e madhe njerëzish u mbodh në protestë.