Toponimet, Guri: Qeveria gjeti zgjidhjen me xhepin e emigrantëve
Emigrantët shqiptarë në Greqi nuk e fshehin dot zhgënjimin me qeveritë e të gjitha viteve demokraci, por dhe me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.Në një intervistë telefonike përmes Skajp për emisionin “Ballkan Magazine”, të gazetares Linda Karadaku, mbrëmë në Ora News, Edmond Guri kryetari i Federatës së Shoqatave shqiptare në Greqi thotë se qeveritë gjithmonë kanë parë emigrantët për të vjelë të ardhura por asnjëherë nuk janë përkrahur.Një çështje tepër e ndjeshme është ajo e toponimeve. Sipas marrëveshjes së arritur për toponimet, emigrantët shqiptarë duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për të ribërë pasaportën. Ajo që është më abuzive është se kjo pasaportë nëse në Shqipëri do të kushtojë 7 euro më shumë në Greqi do të kushtojë 22 euro më shumë.Qeveria gjeti zgjidhjen me xhepin e emigrantëveEdmond Guri: Emigrantët nuk janë përkrahur nga qeveria shqiptare prej 24 vitesh. Veç krizës ekonomike një problem shumë i madh janë toponimet, të cilën ne si federatë e kemi denoncuar forcërisht. Kemi shprehur zhgënjimin tonë se qeveria gjeti zgjidhjen me xhepin e emigrantëve.Gabimin e qeverisë paraardhëse ia ngarkoi xhepit të emigrantëve. Është e papranueshme, s’ka pse emigrantët të paguajnë për së dyti koston e pasaportave. Një pjesë e tyre e kanë paguar para disa muajsh, pasaportën dhe pas marrëveshjes Shqipëri- Greqi ata duhet të ripaguajnë edhe një herë. Është e papranueshme.Abuzimi: Pasaporta në Greqi 22 euro më shumëEdmond Guri: ”Ka një abuzim nga qeveria shqiptare. Do të ketë një rritje të kostos së pasaportës. Kjo është një rritje e fryrë e çmimit. Në Shqipëri rritet 7 euro në Greqi do të rritet 22 euro. Nga 108 euro që është prodhimi e kosotoja e pasaportës do rritet në 130 euro.Ndoshta shtetit shqiptar i nevojiten para dhe duan të vjelin paratë dhe fatkeqësisht duan të vjelin akoma emigrantët.Në takimin që kemi pasur me ambasadorin Dervishi, dhe këshillitarin e Bushatit i vetmi shpjegim është se rritja e pasaportës nuk është për faj të kësaj qeverie por qeverisë parardhëse. Për ne nuk na intereson fajtori, na interson pse duhet të paguajnë emigrantët për së dyti, ky është defekt i pastër i palës shqiptare.Shërbimet konsullore të ambasadës shqiptare në Greqi, të dobëtaEdmond Guri: Kontaktet me ambasadën shqiptare janë të mira, por shërbimi konsullor nuk është në nivelin e duhur. Ka momente kur bashkëatdhetarët irritohen me shërbimet e dobëta. Pasi ka flusk të madh. Janë 4- 5 operatorë, ndërsa kapaciteti i prodhimit është 3- 3500 mijë pasaporta. Shërbimet në ambasadën shqiptare kanë një kosto të fryrë. për cdo vulë një emigrant paguan 20-30- 40 euro. Gjithashtu nuk merret parasysh Konventa e Hagës lidhur me vulat apostile që duhet që qeveria shqiptare t’i aplikojë me shtetasit shqiptare, është e papranueshme kur emigrantët e kanë mbështetur qeverinë me remitancan e tyre dhe nuk kanë asnjë lloj lehtësire. I bëjmë thirrje të kthejë stytë e të përkrahë shtetasit e tij që 24 vjet i ka harruar dhe I ka lënë në harresë Zhgënjimi për mësimin e gjuhës shqipeEdmond Guri: “Është e papranueshmë për 600 mijë shqiptarë që ndodhen në Greqi për ata fëmijë që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën shqipe, shteti është i paaftë të sigurojë bazën materiale, abetaren, minimalja. Baza materiale vjen 2-3 muaj me vonesë.Është e papranueshme.. emigrantët dërgojnë miliarda euro në vit dhe shtetit shqiptar është i paaftë për të siguruar një fond prej 10-15 mijë euro për të siguruar bazën material për të mësuar fëmijët shqiptarë këtu”/sg/oranews.tv/