Ilir Kerni: Qeveria të investojë më shumë për TKOB
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2014, 17:09
Qeveria duhet të bëjë më shumë për teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ka qenë kjo thirrja e drejtorit të TKOB Ilir Kerni në një intervistë për Ora News.Kerni shprehet se buxheti i vënë në dispozicion për TKOB është i pamjaftueshëm për vënien e shfaqjeve në skënë, ndaj sipas tij qeveria duhet të shohë mundësinë që të ardhurat nga biletat të shkojnë për buxhetin e teatrit të Operas dhe jo për qeverinë.Të ardhurat nga biletat këtë vit janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar.Për vitin 2014 të ardhurat kanë qënë rreth 100 milionë lekë ndërsa vitin e shkuar vetëm 36 milionë lekë.