Kukan përshëndet marrëveshjen: Shpresoj për bashkëpunim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2014, 13:15
Europarlamentari , Eduard Kukan, njëherësh dhe një nga hartuesit e rezolutës ka përshëndetur finalizimin e marrëveshjes mes palëve politike.Përmes rrjetit social twitter, Kukan shpreson që ky bashkëpunim në Kuvend të vazhdojë.“Misioni i fundit i suksesshëm, urime miqve shqiptarë.Miqtë shqiptarë finalizuan marrëveshje të rëndësishme.Shpresoj që bashkëpunimi në Parlament të vazhdojë” shkruan ai.Draft-rezoluta e firmosur mes palëve e që i dha fund bojkotit opozitar u firmos pas negociatave të gjata.