"Të Paekspozuarit" formati unik televiziv në Shqipëri, së shpejti në Ora News
"Të Paekspozuarit" është një format unik televiziv në Shqipëri, me fokus në gazetarinë investigative.Qëllimi i emisionit është jo vetëm t’u hedhë një vështrim ngjarjeve shqetësuese por të analizojë thelbin e tyre duke realizuar ndoshta për herë të parë në Shqipëri ekspozimin rrënjësor të korrupsionit, injorancës, banalitetit dhe keq -qeverisjes, elementë të cilët e kanë shoqëruar vendin tonë gjatë gjithë këtyre viteve të vështira të tranzicionit.‘Të Paekspozuarit” sjell në fokus abuzimet shumë vjeçare që i janë bërë vendit për të pasuruar marrëzisht disa duke përmbysur çdo parim ligjor e demokratik e duke nëpërkëmbur dinjitetin e një shoqërie që rrallë e ka mësuar të vërtetën.Shkrimtari i madh Anglez, Geroge Orwell thotë se ‘ Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar’.Është koha për të pyetur… sg/Oranews.tv/