S’ndalen shqiptarët drejt Anglisë, kamioni me 16 klandestinë ndalohet në Francë
Edhe pas tragjedisë ku humbën jetën dy të rinjtë, Erinda Kaçorri dhe Rexh Myzaraj, nuk ka të ndalur kalimi ilegal i shqiptarëve drejt Anglisë.16 klandestinë shqiptarë janë kapur në një kamion nga policia franceze, mes tyre dhe dy fëmijë të mitur, një djalë dhe një vajzë. Ngjarja ka ndodhur të premten 19 dhjetorit, ndërsa është raportuar nga mediat franceze të hënën e 22 dhjetorit.Kamioni drejtohej nga dy shtetas polakë dhe transportonte pemë për Krishtlindje, mes të cilave ishin futur dhe shtatasit shqiptarë.Policia ndaloi të dy shoferët e kamionit. Të martën gjykata i dënoi me 6 muaj burg nën akuzën për trafikim klandestinësh.Ndërkohë shtetasit shqiptarë që shpresonin të mbërrinin në Angli para Krishtlindjeve, janë intervistuar në stacionin e policisë së Dieppes dhe më pas janë transferuar në Qendrën e Paraburgimit, në pritje të një vendimi nga autoritetet për ti kthyer drejt Shqipërisë.