Gjin Marku: Totozani të kthejë sytë nga viktimat e gjakmarrjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2014, 15:38
Kryetari i komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, ka akuzuar zyrën e avokatit të popullit, duke deklaruar se fondet që vijnë për gjakmarrje keqpërdoren dhe nuk shkojnë për familjet në nevojë.Gjatë konferencës që prezantonte analizën vjetore të punës së misionarëve të pajtimit për vitin 2014, komiteti i pajtimit i bëri thirrje qeverisë të ndryshojë nocionin e gjakmarrjes në kodin penal të Republikës së Shqipërisë, pasi sipas tyre, nën justifikimin e marrjes së gjakut kryhen vrasje me motive të tjera.Gjatë vitit 2014 rastet e vrasjeve me motiv gjakmarrjen janë ulur, krahasuar kjo me vitin 2012-2013.