Meshari i Gjon Buzukut ekspozohet për qytetarët në Presidencë

Presidenca zgjodhi ditën e Krishtlindjeve për të hapur dyert për qytetarët, të cilët për herë të parë vizituan librin e parë të gjuhës shqipe që është Meshari i Gjon Buzukut.Një libër i shkruar në vitin 1555, dhuratë e Papa Françeskut për Presidentin Bujar Nishani ka ngjallur kureshtjen e qytetarëve, sipas të cilëve dokumenti i parë i gjuhës shqipe duhet të ishte ekspozuar më herët.Meshari i Gjon Buzukut u dha mundësinë qytetarëve të shikonin nga afër zyrat e Kreut të Shtetit, të cilat qëndruan hapur nga ora 11:00 deri në orën 14:00. [caption id="attachment_441046" align="alignright" width="640"]meshari i gjon buzukut Në foto: Meshari i Gjon Buzukut[/caption]