Maxhoranca ok Gent Sejkos, Kuvendi plotëson Këshillin e Bankës
Tirane- Gent Sejko ka kaluar një sprovë deçisive, në aspiratën e tij për të qenë Guvernator i Bankës së Shqipërisë.Sejko, ka marrë votat e të dyja kaheve politike në Kuvend, për të qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, duke siguruar 11 vota pro, 7 kundër dhe 8 abstenim.[caption id="attachment_441332" align="aligncenter" width="640"]
Në foto votimi për Gent Sejkon[/caption]Ky votim, mund të ngrejë pikëpyetje nëse ka ndryshuar qëndrimi i shumicës ndaj Sejko si i dekretuari i kreut të shtetit për të qenë Guvernator i Bankës së Shqipërisë.Por do jetë janari qe do të përcaktojë nëse ky votim i sotëm ishte një parathënie për një mbështetje të gjerë të kësaj kanditature për numrin 1 të Bankës së ShqipërisëEdhe pse të popozuar nga kuvendi, dy anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës kanë marrë më pak vota, përkatësisht 82 vota pro për Tonin Kolën[caption id="attachment_441334" align="aligncenter" width="640"]
Në foto votimi për Tonin Kolën[/caption]dhe 74 për Natasha Ahmetajn.[caption id="attachment_441335" align="aligncenter" width="640"]
Në foto votimi për Natasha Ahmetajn[/caption]Në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet ligjore që lejojnë qeverinë të marrë borxh, pa marrë më parë miratimin e Kuvendit.Pr/ligji u miratua me 75 vota pro, 50 kundër dhe 1 abstenim.[caption id="attachment_441336" align="aligncenter" width="640"]
Në foto votimi për Projektligjin[/caption]Kuvendi miratoi edhe ndryshimin e ligjit për inspektimet e ndërtimet që kalon INUK nga varësia e Ministrisë së Turizmit ne ministrinë e Bredshme dhe anëtarët e rinj të Autoritet të Mbikqyrjes financiare.Votat e marra nga ana e anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës së BSHGent Sejko – 111 vota pro, 7, kundër, 8 abstenim.Tonin Kola – 82 vota pro, 39 kundër, 2 abstenimNatasha Ahmetaj – 74 vota pro, 47 kundër, 4 abstenimKuvendi miratoi gjithashtu 3 kandidaturat për anëtarë të Bordit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.Me shumicë votash Kuvendi miratoi Enkeleda Shehin, Arjan Salatin dhe Mimoza Kacin si anëtar të Bordit Ekzekutiv të Autoriteti të Mbikqyrjes Financiare.Enkeleda Shehi do të mbajë edhe postin e Kryetares së Bordit të AMF-së, ndërsa Mimoza Kaci atë të nëndrejtores ekzekutive të Bordit të AMF-së.Në seancën e sotme, mazhoranca votoi edhe ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore” , ligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”dhe ndryshimet në ligjin e ‘prokurimit publik’, etj.