OSHEE gjobit qytetarët, mbifaturime, fatura afrore dhe ndërprerje dritash

OSHEE ka nisur aksionin e mbifaturimit të qytetarëve. Shumë prej tyre  tregojnë se kanë marrë borxhe vetëm  për të shlyer detyrimet  ndërkohë që  i duhet të përballen me  neglizhencën e kompanisë.Qytetarët shqiptarë megjithëse po hyjnë në borxhe dhe po kursejnë edhe bukën për të paguar faturat e energjisë OSHEE  i shpërblen me mbifaturime  mos njohje të  pagesave të bëra.Duke pritur  në radhë  me orë të tëra për të qenë në rregull me shtetin  ata ankohen se abuzimet  kohët e fundit janë rritur ndjeshëm.Por nuk është ky i vetmi problem vetëm pak kohë më parë OSHEE u akuzua se blinte energji me çmime të shtrenjta. Autoriteti i Konkurrencës konstatoti se blerja e energjisë bëhej duke favorizuar dy kompani duke i shkaktuar shtetit 7 milionë euro dëm.Por skandali nuk përfundon këtu  pasi edhe për muajin dhjetor konstatohet se energjia vijon të blihet nga ofertuesit më të shtrenjtë  duke I shkaktuar një tjetër dëm buxhetit të shtetit.Në faqen zyrtare të internetit Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka publikuar rezultatet e blerjes së energjisë për muajin dhjetor 2014 ku rezulton se ka diferenca të mëdha mes çmimeve sipas kompanive të shpallura fituese dhe kjo llogaritet në 10 % më shtrenjtë..