Pas sulmit në kafene, Autralia nis arretimet
Policia australiane e anti-terrorizmit deklaroi se ka arrestuar dy persona në Sydney, tetë ditë pas pengmarrjes 16-orëshe në një nga kafenetë në qendër të qytetit , e cila përfundoi me vdekjen e dy pengjeve dhe të pengmarrësit gjithashtu.Kryeministri Australian, Tony Abbott, pas sulmit në kafenenë “Lindt”, deklaroi se forcat e sigurisë kanë konfirmuar një rritje të nivelit terrorist, por nuk dha të dhëna të hollësishme.Në një konferencë për shtyp, policia tha se ka arrestuar një 20-vjeçar për posedim të dokumenteve false me qëllim lehtësimin e sulmit terrorist dhe një 21-vjeçar për shkelje të urdhrit të kontrollit.Australia, një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara në operacionet kundër shtetit islamik në Siri dhe Irak, është në gatishmëri të lartë ndaj sulmeve nga militantët e shtetit islamik që kanë luftuar në lindjen e mesme dhe tashmë janë kthyer në Australi.Policia tha se deri tani kishte arrestuar 11 persona për vepra penale që lidhen me terrorizmin pas bastisjeve masive në Sydney dhe Brisbane.Man Haron Monis, i vetëshpallur sheik dhe person me precedentë penalë, mori peng një kafene me më shumë se 30 persona brenda saj në qendër të Sidneyt javën e kaluar.Dy pengje, menaxheri i kafenese Tori Johnson dhe avokatja Katrina Daëson u vranë së bashku me Monis gjatë ndërhyrjes së policisë.Forcat policore vijojnë hetimet për ngjarjen, të cilën e kanë përcaktuar sulm terrorist.