Reforma territoriale, Çuçi në Korçë: Zhgënjyese që opozita s'u bë pjesë
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e njësisë lokale në Korçë, për ndarjen e re administrative. Ministri Çuçi e cilësoi zhgënjyes faktin që opozita parlamentare nuk u bë pjesë e saj, duke u justifikuar sipas tij me humbje elektorale.Korçë - Pas miratimit nga Gjykata Kushtetuese të Reformës Administrative, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore ka nisur një tjetër tur takimesh për zbatimin e saj.Teksa zhvilloi një takim me institucionet lokale, Çuci e cilësoi mjaft me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa shtoi se është zhgënjyese që opozita parlamentare nuk u bë pjesë e saj, duke u justifikuar me humbje elektorale.“Artikulojnë vetëm interesa të ngushta elektoralë që kanë të bëjnë vetëm me humbjen dhe fitimin e votive. Opozita duhet ta gjejë rrugën për të ofruar edhe ajo kontributet e saj të qënësishme, në këtë process që ka hyrë tashmë në një fazë të re, në mënyrë që Shqipëria të ketë një pushtet vendor efikas dhe mundësinë reale për tu përmirësuar”u shpreh ministri ÇuçiMinistri Çuçi garantoi se zbatimi i Reformës Territoriale do të sjellë një proces të pastër në zgjedhjet e vitit 2015. Nëpërmjet ndarjes së sakte administrative tha ministri, marrin fund konfliktet dhe pretendimet e njësive vendore për hapësira territori.Më herët Çuçi u ndal në Pogradec nga ku vlerësoi se përvoja e Pogradecit është e shkëlqyer për të krijuar modelin edhe për bashkitë e tjera./Oranews.tv/