Rrok Mirdita : Natën e Krishtlindjeve jemi të gjithë të krishterë

Natën e Krishtlindjeve janë të gjithë të krishterë. Me këto fjalë e ka përshkruar Imzot Rrok Mirdita në Tonight Ilva Tare atmosferën e Krishtlindjeve në Shqipëri dhe festimet që po e shoqërojnë këtë datë të shenjtë.“Sikurse zakonisht atmosfera e Krishtlindjeve është diçka e veçantë që sjell të veçanta nga të gjitha festat e kremtimet e tjera. Dikush ka thënë se natën e Krishtlindjeve të gjithë janë të krishterë dhe të gjithë kremtojnë Krishlindjet. Të paktën për një mbrëmje, për një natë”.Këtë vit vëmendja e kishës katolike do të jetë e përqëndruar më së shumti tek familja, duke qenë se ajo po përballet me sfida më të ndërlikuara se vitet e mëparshme.“Është familja dhe këtu është përqëndruar e gjithë vëmendja e Atit të Shenjtë, e teologëve, e barinjve shpirtërorë, e peshvijve, meshtarëve, e të gjithë atyre që janë të angazhuar në këtë vreshtën e Hyjt që e quajmë ne, është familja”.Imzot Rrok Mirdita nuk ka harruar të japë edhe urimin dhe mesazhin e tij për të gjithë shqiptarët.“Urimi karakteristik i Krishtlindjeve është paqja, të cilën e kanë lajmëruar shpirtrat qiellorë mbi shpellën e Betlehemit natën e Lindjes së Krishtit. Paqe,mirësi, durim, tolerancë, kohë kur njerëzit falin, janë të predispozuar të falin dhe me kërku falje.Dhe që kjo paqe të përhapet në të gjitha trojet tona shqiptare, në të gjitha familjet tona, në të gjithë Shqipërinë. Të rritet me rininë tonë dhe ta përcjellin, ta shoqërojnë vazhdimisht mundin dhe djersën e shqiptarëve kudo që ata gjenden, kudo që ata punojnë. Dhe me këto fjalë për shumë mot Krishtlindja”.Intervistën e plotë do ta ndiqni sonte në Tonight Ilva Tare në orën 21:00, ku Imzot Rrok Mirdita prek dhe çështjen e ngritjes së fotove të diktatorit Hoxha gjatë festimeve të Çlirimit dhe debatin e ngritur sëfundmi për hapjen e dosjeve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.