Basha dërgon deputetët në Kuvend pas mbledhjes me dyer të mbyllura
Partia Demokratike i ka dhënë fund bojkotit. Kreu i demokratëve Bashaq ka rikthyer në Kuvend deputetët e djathtë pas muajush mungesë.Vendimi është marrë në mbledhjen me dyer të mbylluara para seancës plenare, ku Basha ka njohur deputetët me të gjithë proçesin e negociatave që kanë çuar në firmosjen e rezolutës së dy europarlamentarëve mesnatën e mbrëmshme.Rezoluta është fjalë për fjalë ajo çfarë dy negociatorët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Fleckenstein kanë propozuar, nuk ka asnjë ndryshim.Të dyja palët përmes kësaj rezolute kanë rënë dakord dhe jan zotuar për të hartuar një ligj sa i përket dekriminalizimit të Kuvendit, por edhe institucioneve të tjera shtetërore.Gjithashtu një pikë mjaft e rëndësishme dhe që solli debat të gjerë mbrëmjen e kaluar mes palëv ishte dhe përdorimi i forcës së kartonav e nga mazhoranca në Parlament.Është rënë dakord që për sa kohë ka mundësi për gjetjen e një konsensusi mazhorancë-opozitë të mos përdoret të mos përdoren 3/5 e kartonave, por të gjithë ligjet të jenë konsensuale në një farë forme.