Ish-Presidenti probleme me frymëmarrjen, shtrohet në spital Bushi i madh
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W. Bush është shtruar me urgjencë në spitalin e Huston në Teksas, pas problemeve me frymëmarrjen.Ish-Presidenti amerikan ka vuajtur edhe më parë nga problemet respiratore, ku dy vjet më parë u shtrua në spital po gjatë sezonit të festave për bronkit.Gjithashtu në janarin e 2013 ai qëndroi 7 javë në spital për infeksione bakteriale dhe probleme të tjera shëndetësore.Mjekët thonë se Bush do të qëndrojë ende në spital për të qenë nën kontroll të vazhdueshëm nga stafi i spitalit "Metodist", ku u dërgua me ambulancë gjatë mbrëmjes së të martës.Megjithatë, ish-Presidenti amerikan festoi këtë vit 90-vjetorin e tij duke u hedhur me parashutë, ndërsa djali i tij i madh, ish-presidenti George W. Bush, botoi librin mbi jetën e babait të tij, titulluar “Një portret i babait tim”, i cili për një kohë ishte best seller në Shtetet e Bashkuara.Edhe pse ndodhet me pushime në Haëai, Presideti Barac Obama,nëpërmjet një deklatate nga Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të Bush dhe i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe Krishtlindje të mbara.Bush shërbeu si zëvendës.President për tetë vjet, gjatë dy mandateve të Ronald Reganit para se të zgjidhej Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të A merikës në vitin 1989.Ai shërbeu për një mandat-4 vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilit organizoi koalicionin ushtarak që mundi forcat irakiane pasi Sadam Huseini pushtoi Kuvajtin.Ai humbi garën me demokratin Bill Clinton në vitin 1992.