Mustafa: Kemi detyrim ta votojmë Thaçin për President

Shefi i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa është zotuar se do të dëshmojë se është ai Kryemininistri i vendit dhe jo Hashim Thaçi.Në një intervistë për mediat kosovare, Mustafa tha se nuk i bën shumë përshtypje debati për “Kryeministrin e vërtetë” dhe deklaron se nuk ka dualitet në qeverinë e tij.Ai ka treguar arsyet e bashkimit me Thaçin, rivalit më të madh politik, dhe fajëson Kushtetuesen e Presidenten për krijimin e një rrethane që ia pamundësoi Bllokut ta bënte Qeverinë.Mustafa foli dhe për ofertën që kishte prej kohësh nga PDK-ja për t’u bërë Kryeministër, për procesin e arritjes së marrëveshjes së koalicionit dhe përzgjedhjen e ministrave, si dhe për deputetët e LDK-së që nuk e votuan.Ai i quan ëndrra deklarimet e Fatmir Sejdiut se LDK-ja e PDK-ja, që në muajin shkurt kishin lidhur marrëveshje për të bashkëqeverisur.Mustafa e shpall të dështuar reformën Kushtetuese dhe thotë se presidenti do të zgjidhet nga Kuvendi.Nuk garanton, por vetëm beson se “deputetët e rebeluar” të LDK-së së paku do ta bëjnë kuorumin kur Thaçi të propozohet për President.