Sony “vret” Kim Jong-Un, vendos shfaqjen e filmit në disa kinema
Kompania filmike Sony deklaroi se do të shfaqë filmin "Intervista" në disa kinema amerikane më 25 dhjetor.Sony Pictures më pak se një javë më parë anuloi shfaqjen e komedisë, pas një sulmi kibernetik për të cilin shteti amerikan fajëson Korenë e Veriut.Vendimi vjen pasi qindra kinema amerikane kërkonin të shfaqnin filmin, një komedi qe ironizon liderin koreanoverior dhe në qendër të tij ka një komplot imagjinar për të te vrarë udhëheqësin Kim Jong-Un.Kreu ekzekutiv i Sony Pictures, Michael Lynton, u shpreh i entuziazmuar për shfaqjen e filmit dhe tha se kompania ndihet krenare që i rezistoi atyre që u përpoqën të shtypin lirinë e shprehjes.Ai shtoi se përpjekjet që filmi të shfaqet në një numër më të madh kinemash vijon. Vendimi i kompanisë për të pezulluar filmin u kritikua edhe nga Presidenti Barac Obama në fjalimin e fundvitit, i cili u shpreh se Sony ka gabuar me këtë akt.Ndërkohë ngjarja ka përplasur Korenë e Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi FBI në një deklaratë publike fajësoi Korenë për sulmin kibernetik ndaj studios hollivudiane.Vendi komunist jo vetëm që nuk i pranon përgjegjesinë e sulmit, por u shpreh se do ti përgjigjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo lloj forme.Retorika u zbut disi nga Presidenti amerikan Obama, i cili në një intervistë për rrejtin CNN, tha se sulmin ekeltronik nuk e konsideron një akt lufte të Koresë së Veriut.Ai tha se do të përgjigjen në mënyrë të matur, por nuk ka specifikuar ende detajet.