Çudia shqiptare në Gjermani, shtëpinë e kthen në sërë droge, arrestohet

Një mini “Lazarat” në mes të Gjermanisë dhe sërish vepër e shqiptarëve. Ka çuditur jo pak policinë dhe median gjermane, një shtetas shqiptar banues në qytetin e Minden në Gjermani i cili shtëpinë në të cilën banonte e kishte shndërruar në serë kanabisi, me plot 1000 fidanë të mbjellur.Lajmin e ka publikuar gazeta gjermane “Bild” e cila mes rreshtave shkruan: “ Në shtëpi nuk gjeje mobilje, në vend të tyre kishte fidanë kanabisi”.Nëpërmjet ndriçuesve kultivuesi siguronte dritën e nevojshme për serën dhe ngrohjen e saj në parametrat e duhur.“Shtëpia”, në realitet ishte një serë gjigande që duhej korrur, 1000 bimë marijuanë që peshonin mbi 40 kg dhe që do të shiteshin në treg për më shumë se 200 mijë euro.E në fakt ka qenë një telefonatë anonime, që ka çuar në zbulimin e shtëpisë së drogës nga policia.Policia gjermane ka arrestuar dhe kultivuesin shqiptar, i cili sapo ka pikasur praninë e policisë ka tentuar të arratisej nga një dritare në bodrumin e shtëpisë. Por fati ska qenë në anën e tij, pasi ai është ndaluar nga një prej qenve antidrogë.Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se ndodhet në ambientet e paraburgimit. Ndërkaq droga e mbjellë në banesë u shkatërrua.10 11 12 13