Samaras kërkon vota për Presidentin dhe premton zgjedhje në vitin 2015

I frikësuar nga një dështim i mundshëm, kryeministri grek Antonis Samaras u ka bërë një ofertë deputetëve që kanë në dorë zgjedhjen e Presidentit të ri.Në këmbim të votës, ai ofroi zgjedhje të reja deri në fund të vitit të ardhshëm pas përfundimit të negociatave me kreditorët ndërkombëtarë.“Është detyra jonë kombëtare të përfundojmë negociatat me huadhënësit tanë europianë dhe të rishikojmë Kushtetutën në një klimë më të qetë. Më pas, të mbrojtur politikisht dhe ekonomikisht, ne mund të mbajmë zgjedhje të reja deri në fund të 2015, nëse deputetët votojnë Presidentin e ri”.Një një fjalim televiziv surprizë, Samaras tha se bisedimet rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare kanë krijuar një cikël të pafund shitje-blerje votash dhe kanë krijuar një klimë shumë negative në vend."Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje dhe kjo paqëndrueshmëri politike duhet të përfundojë. Greqia duhet të ecë përpara në të ardhmen dhe vendi nuk mund të mbyllë një krizë politike duke hyrë në një tjetër. Ideja e zgjedhjeve të reja dhe krijimi i një tregu votash mes partive ka krijuar një klimë aspak pozitive për popullin grek”.Oferta e Samaras vjen dy ditë para raundit të dytë të votimit të Presidentit në parlament.Ne raundin e parë kandidati i Samaras nuk mori votat e mjaftueshme dhe nëse dështon në dy raundet e tjera, Greqia shkon në zgjedhje të parakoshmë parlamentare.